Lajme

Vuçiq mundohet ta nxjerrë të pastër Listën Serbe nga sulmi terrorist dhe Radoiçiqi

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 29 September 2023

Gjatë deklaratës për dorëheqjen e Milan Radoiçiqit nga nënkryetari i Listës Serbe pas dëshmive me video se ishte ai njëri ndër udhëheqësit e grupit terrorist që kreu sulmin e së dielës në Veri të Kosovës, Aleksandar Vuçiq ka lënë të kuptohet diçka.

Gjatë konfirmimit për dorëheqje, Vuciq në një deklaratë të shkurtër e pranoi se Lista Serbe tashmë është dëmtuar.

“Radoiçiq nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, tha Vuçiç, raporton Euroneës në gjy=uhën serbe.

-Advertisement-

Milan Radoiçiq që deri sot ishte nënkryetar i subjektit politik Lista Serbe është pjesë e sanksioneve që SHBA-ja përkatësisht Departamenti i Thesarit

Lista përfshin edhe bosin e krimit në veri, Zvonko Veselinoviçin dhe vëllain e tij Zharko Veselinoviç.

Po sot, Millan Radoiçiq e ka pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator dhe se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite.

Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviq për publikun nga Beogradi.

Si pasojë e përleshjeve të Policisë me një grup të armatosur në këtë pjesë në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – kanë vdekur një zyrtar policor dhe tre sulmues.

“Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i serbëve, popullit të asaj zone, për t’i rezistuar terrorit të regjimit të Kurtit, duke mbrojtur njerëzit tanë, që çdo ditë i ekspozohen atiji terror”, ka thënë ai, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Avokati, duke e lexuar letrën e Radoiçiqit, ka thënë se për veprimet e tij ai nuk e ka njoftuar askënd prej strukturave qeveritare serbe apo atyre politike lokale në veri të Kosovës, dhe as nuk e ka pranuar ndihmën e tyre.

Kjo është hera e parë që Radoiçiqi reagon publikisht, pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku u vra një zyrtar policor.

Si pasojë e përleshjeve të Policisë me një grup të armatosur në këtë pjesë në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – kanë vdekur tre sulmues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera