Vuçiq me video në Instagram: Pas armatosjes së shqiptarëve, do të marr masa për ta mbrojtur popullin serb
Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 26 December 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një videoje të publikuar në Instagram ka komentuar ndalimin e hyrjes në Kosovë të patriarkut serb Porfirije, duke thënë se do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb “pas armatosjes së shqiptarëve dhe ngritjes së gatishmërisë ushtarake”.
Vuçiq ka thënë se Serbia po bën çmos për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin.
Lidhur me ndalimin e hyrjes së Patriarkut Porfiri në Kosovë, Vuçiq ka theksuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në histori, transmeton Gazeta Express.
“Ata do të vazhdojnë të flasin vetëm për barrikadat serbe, të cilat janë vetëm një shenjë pakënaqësie dhe përpjekjeje e popullit për të qenë të zotët e vetes dhe asgjë më shumë”, ka vazhduar ai.
Vuçiq, me dramaticitetin që e karakterizon atë, ka thënë se Serbia është në një situatë të vështirë.
“Jemi në një situatë të vështirë, por se do të bëjmë më të mirën dhe se do të kujdesemi në çdo mënyrë se si të ruajmë paqen dhe stabilitetin dhe jo vetëm kaq, por edhe ta mbrojmë popullin tonë në veri të Kosovës”, ka thënë ai më tutje.
“Pas armatosjes së shqiptarëve dhe ngritjes së gatishmërisë së tyre luftarake, do të marr të gjitha masat për të mbrojtur popullin tonë dhe për të shpëtuar Serbinë”, ka thënë ai në fund.
Ky reagim i Vuçiq vjen pas raportimeve nga media të afërta të tij, që në mënyrë të pakonfirmuar, pretenduan se Kosova ka përgatitur rreth 1,500 forca elitare për të ndërhyrë në veri.
Të tjera
-
KFOR: Britanikët po i testojnë shkathtësitë për reagim ndaj çdo situate sigurie
KFOR-i ka njoftuar se regjimenti Mbretëror britanik nga Yorkshire, i cili mbr...
-
Cila ishte rëndësia e takimit të liderëve ballkanikë me Von Der Leyen?
Edhe për pesë vitet e ardhshme, Ursula Von Der Leyen do të jetë Presidente e ...
-
Lekaj i bindur që qeveria e ardhshme do të jetë e opozitës
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ...
-
Gazetarja serbe: Kosova është shtet i pavarur – duhet të jetë lëndë në shkollat fillore
Gazetarja serbe Snezhana Çongradin ka akuzuar presidentin serb se po e gënjen...
-
Ambasada britanike në Kosovë, nis fushatën për përfshirjen e barabartë të grave në jetën publike
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka nisur fushatën se nuk mund të ket...
-
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe karnavaleve
Gjermania ka shtuar masat e sigurisë në prag të festivalit të birrës dhe karn...
-
25 vite të RTK-së, “shpërthen” Fatmir Spahiu, ka disa kritika
Aktori i humorit, Fatmir Spahiu ka reaguar për 25 vjetorin e Radio Televizion...
-
Vra*sja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij
Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nad...
-
Edhe Sveçla kujton zyrtarin e EULEX-it në 11-vjetorin e vrasj*es së tij
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar në 11-vjetorin e vra...
-
Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë
Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente n...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell,...
-
Konkursi për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, Çeku: Familja Jashari s’ka ndërhyrë, na ka mbështetur
Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka deklaruar ...