Vuçiq me fjalor të Millosheviqit: Askush nuk guxon t’i ngucë serbët në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 22 February 2019
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, si dikur Sllobodan Millosheviqi, ka deklaruar sot në Vërnjaçka Banjë, se shteti nuk do të lejojë që dikush t’i ngucë serbët në Kosovë, përcjell inFokus.
Ai ka shtuar se populli serb në Kosovë po kërcënohet çdo ditë, ndërsa ka përmendur parullën e tij tashmë të njohur e demagogjike se “Serbia është për ruajtje të paqes e të stabilitetit”, ndërsa ka shtuar se këtë nuk duhet marrë si shenjë dobësie dhe se nuk do ta lejojë Kosovën ta sulmojë popullin tonë.
“Në Kosovë kemi njerëz që sillen me papërgjegjësi, nuk e kanë plotësuar atë që shkruan në marrëveshjen e Brukselit. Detyrimin e vetëm të Bashkësisë së Komunave serbe, pastaj kanë vënë taksën 100 për qind për mallrat e Serbisë me dëshirën që ta shkatërrojnë popullin serb në Kosovë, që ta dëbojnë nga vatrat shekullore dhe t’i sjellin dëm Serbisë. Ne këtë dëm mund ta përballojmë, por nuk do të heqim dorë nga ruajtja e interesave tona kombëtare e shtetërore”, citon b92 të ketë thënë Vuçiq, percjell Koha.
Sipas tij, “Serbia nuk po shet trimëri aspak, sikur disa që dikur shinin trimëri e pastaj ikën ku këmbët kryet”.
“Çdo ditë po na kërcënojnë me bashkimin e Mitrovicës, porosia jonë është e qartë- do ta ruajmë paqen, por mos mendoni që kjo është shenjë e dobësisë, nuk do t’iu lejojmë as juve dhe as askujt ta sulmoni popullin tonë” .
Millosheviq në vitin 1986 kishte qëndruar për vizitë në Fushë – Kosovë dhe atëherë u kishte thënë serbëve: “Askush nuk guxon t’ju rrahë” duke paralajmëruar kështu sulmet institucionale, policore u ushtarake kundër Kosovës.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...