Lajme

Vuçiq: Marrëveshja me Kosovën nuk do të jetë e lumtur për serbët

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 06 June 2020

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur për rifillimin e dialogut me Kosovën, dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshje në mes të dy vendeve.

Ai ka thënë se do të përpiqen shumë për të mbrojtur interesat e Serbisë në Kosovë, por nuk pret ndonjë marrëveshje e cila do t’i bënte serbët të lumtur.

Vuçiq ka thënë se pret presion të madh nga ndërkombëtarët dhe nuk duhet pritur një marrëveshje e lumtur për Serbinë, sepse në këtë formë do ta gënjenim popullin. Sipas tij, është detyrë e presidentit dhe e secilit që është i përfshirë në politikë, që të mos i mashtrojë njerëzit.

Presidenti serb, ka thënë se do të takojë edhe përfaqësuesin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e edhe atë të SHBA’së Richard Grenell, përcjell Reporteri.

-Advertisement-

Ndërsa, i pyetur për deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka thënë se do të refuzojë të takohet me Lajçakun, Vuçiq, ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk janë në pozita të barabarta.

Nëse këtë do ta bënte presidenti serb, ai thotë se do të merrte shumë kritika. Por, sipas tij, këtë po e bënë Thaçi dhe nuk po e akuzon askush, pasi sipas tij, Kosova trajtohet ndryshe nga Amerika, pasi siç ka thënë ai, është fëmijë i tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera