Lajme

Vuçiq: Kush thotë se do ta nënshkruaj pavarësinë e Kosovës, gënjen

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 02 November 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi sot se “është gënjeshtër që jam i gatshëm të nënshkruaj pavarësinë e Kosovës”.

“Kurrë nuk do ta nënshkruaj pavarësinë e Kosovës dhe i përgëzoj të gjithë atyre në skenën politike serbe që thonë gënjeshtra të tilla”, ka thënë Vuçiqi në një video-mesazh në kanalin e tij në Instagram dhe ka thënë se gjithmonë do t’i përmbahet Kushtetutës së Serbisë.

Ky reagim i Vuçiqit vjen pas deklarimeve nga parti opozitare, por edhe pas kërkesës që Ursula von der Leyen ia bëri Serbisë këtë javë kur i tha Vuçiqit në takim se duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës “de-fakto”.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy