Lajme

Vuçiq: Kurti po përpiqet t’i dëbojë serbët nga vatrat e tyre me lëvizje të njëanshme

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 11 November 2022

“Kurti po përpiqet t’i dëbojë serbët nga vatrat e tyre me lëvizje të njëanshme dhe në këtë po e mbështesin Gjermania dhe Britania e Madhe”.

Kështu ka pretenduar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Francë, ku do të marrë pjesë në një forum paqeje.

Pas takimit me të dërguarin special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Josep Borell, Vuçiq tha se Kosova ishte tema kryesore.

-Advertisement-

Sipas tij, ata kanë diskutuar për të parë nëse ka ndonjë mënyrë për të arritur një zgjidhje kompromisi, transmeton Klankosova.tv.

“Është diçka që nuk mund të të lërë indiferentë, e të mos të japë mundësi të bësh gjëra të tjera të mira – tha Vuçiq për Tv Pink.

“Lajmi i keq është se Kurti po përpiqet t’i dëbojë serbët nga vatrat e tyre me lëvizje të njëanshme”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se Borelli dhe Lajçak ndanë me të detajet e bisedës me Kurtin, duke shtuar se nuk ishin optimistë.

“Është e vështirë të gjesh një propozim racional kur e di se kush duhet të fajësohet dhe e di se ai ka mbrojtjen e vendeve të fuqishme që i thonë atij se ai po e merr rrugën e tij. Ai mund të bëjë çfarë të dojë, të bëjë çfarë të dojë, gjithmonë do të ketë mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se Serbia nuk do të heqë dorë nga asgjë e saj. Ai shton se nuk do të heq dorë as nga e drejta ndërkombëtare publike.

“Dhe ata do të heshtin përgjithmonë. Kurti mund të bëjë çfarë të dojë dhe nuk do të marrë asnjë paralajmërim. Dhe nëse serbët i përgjigjen dhunës në Prishtinë, për gjithçka do të fajësojnë Serbinë”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka komentuar edhe shpalljen e zgjedhjeve në komunat serbe ku janë dorëhequr kryetarët serbë.

“Ata nuk duan fare të kenë serb në sistemin e tyre. Tregon se sa të etur janë ata për të shkaktuar incidente dhe kaos. Është e qartë se ata po përgatiten për këtë”, ka theksuar Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera