Lajme

Vuçiq: Kosova s’është krejt shqiptare e as krejt serbe – pa marrëveshje s’ka paqe

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 02 January 2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk ka zgjidhje tjetër për Kosovën përpos arritjes së ndonjë marrëveshjeje që do të jetë e pranueshme si për serbët ashtu edhe për shqiptarët.

Sipas tij, vetëm kjo gjë sjell paqe dhe se në të kundërtën “nuk do të ketë paqe”.

“Në të kundërtën s’ka paqe, kuptojeni. Më kuptoni popull dhe silluni të gjithë me përgjegjësi dhe kuptojeni se kjo është e vetmja gjë që e mundshme. Nëse s’ka marrëveshje, shqiptarët do të jenë edhe më nervozë”, deklaroi Vuçiqi në një intervistë për portalin serb “Espreso”.

-Advertisement-

“Është e vërtetë se në Kosovë nuk është gjithçka shqiptare dhe është e vërtetë që nuk është gjithçka serbe. Po ashtu, është e vërtetë se duhet të arrijmë kompromis. Ai që s’e kupton këtë do ta çojë Serbinë në tragjedinë më të madhe nga e cila do të dalim të humbur, më të humbur se kurrë më parë”, tha Vuçiqi, transmeton Koha.net.

“Nëse s’e kuptojnë këtë njerëzit, dhe shoh se nuk e kuptojnë, as me këtë s’kam problem. Por, që unë të bëj një politikë në të ardhmen e cila Serbinë do ta çojë drejt tragjedisë më të rëndë, nuk do ta bëj. Serbisë do t’ia ngre krenarinë kombëtare dhe dinjitetin kombëtar, që të fitojmë më shumë se ç’kemi pasur më parë”, tha ai.

Presidenti serb tha po ashtu se nuk do ta fus Serbinë në luftëra e përleshje nga të cilat nuk do të mund të dalë fitimtare.

“E di se çka s’mund të na bëjnë ata neve dhe nuk i frikësohem as ushtrisë shqiptare, e as askujt”, shtoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera