Vuçiq: Kosova mund të fitojë ulëse në OKB veç pas një marrëveshje historike me serbët
Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 31 December 2017
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se mendon që është e pamundur që Kosova të fitojë ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përveç nëse nuk arrihet ndonjë lloj marrëveshje historike me të cilën serbët do të ishin të kënaqur.
“Kështu është absolutisht e papranueshme”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për numrin festiv të së përditshmes serbe “Vecernje Novosti”.
Vuçiq ka thënë se do të ishte mirë që deri në fund të vitit 2018 “përfundimisht të zgjidhej nyja e Kosovës” por ka shtuar se nuk është optimist në arritjen e një marrëveshjeje me shqiptarët.
“Edhe më tej mendoj se shanset për një marrëveshje reciproke të pranueshme janë më të vogla se pesë për qind.
Por, edhe për marrëveshje brenda Serbisë, mes nesh. Praktikisht është e pamundshme të zgjidhet kjo çështje pa përfshirjen e fuqive të mëdha”, tha Vuçiq.
Ai ka thënë se e di se do të ‘denoncohet’ nga një pjesë e madhe e popullit serb nga momenti i parë kur do të arrihej një kompromis eventual me shqiptarët, por mendon se për 20 vjet do të vlerësohej.
“Kur shëtis rrugëve, disa më thonë ‘tradhtar’, të tjetër bërtasin ‘peder’ e të tjerë ‘lopë radikale’.
Por të gjithë në njëfarë mënyre shpresojnë dhe presin që Vuçiqi ta zgjidh këtë, që të gjitha makinat me ngarkesa të rënda të mi vënë në shpinë, dhe duke e ditur se kjo është mirë, thonë se si kjo është katastrofë për interesin tonë kombëtar.
Mbi të gjitha, gjëja historike do të ishte arritja e një marrëveshjeje me shqiptarët dhe këtë pa konflikte”, tha Vuçiq në këtë intervistë.Nëse këtë e arrijmë, “do të isha shumë krenar për të” pavarësisht se “si do të gjykohesha politikisht në këtë kohë” pasi, siç thotë ai, “e mendoj se si do të interpretohet kjo në të ardhmen”.
Të tjera
-
Lajçak në fund të mandatit shkon në Uashington: Krenar për bashkëpunimin BE – SHBA
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vitin 2025 e k...
-
Grenell: SHBA kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin – vetëm me Kurtin janë në krizë
Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar...
-
Familja vendi më i rrëzikshëm për gratë: 58 gra u vrạnë për 14 vite në Kosovë, 3 prej tyre vetëm në vitin 2024
Një ndër problemet më të mëdha për gratë në Kosovë vazhdon të jetë dhuna e vr...
-
Dërgohet për trajtim në Turqi i lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Prizren
I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shpërthimit aksidental të fis...
-
LAJMI I FUNDIT: Termet në Kosovë
Një termet është regjistruar në Kosovë para 16 minutash. Termeti i regjist...
-
Trump kërkon shtyrjen e shpalljes së dënimit në rastin e blerjes së heshtjes
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar një...
-
Shtiu me ạrmë zjạrri në një aheng familjar, ftohet në polici një 53-vjeçar në Shtime
Policia ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të...
-
Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK
Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Prokur...
-
“Kuvendi më i dobëti deri më sot” – Dakaj: Edhe militantët më të flakët s’kanë qenë të kënaqur
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka thënë se kjo legjislatura ka qenë më e dobëta që k...
-
Haxhiu: Qeveria Kurti ka dështuar, zhgënjimi i qytetarëve u vërejt nga tubimi i zbehtë në Mitrovicë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Bekim Haxhiu komentoi në Frontal me...
-
Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë në Shqipëri
Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë një ulje e çmimit të energjisë elektrike p...
-
Justin Trudeau jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Kanadasë dhe pozita e liderit të partisë
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka dhënë sot dorëheqjen si lider i Partis...