Lajme

Vuçiq: Kosova dhe Mali i Zi janë pavarësuar kur nuk kam qenë në pushtet

Autori: Gazeta inFokus 06:50 | 15 March 2018

Kompromisin për statusin e Kosovës në Serbi e kundërshtojnë ata që kanë heshtur me këmbëngulje dhe që u kanë shkuar shumë për shtati atyre që kanë punuar në legjitimimin njohjes së Kosovës, ka vlerësuar kryetari serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.

Ai, duke u përgjigjur në pyetjen se si e sheh kërkesën e një pjese të opozitës që kërkon referendum për ta hedhur poshtë ndarjen e Kosovës ose çfarëdo zgjidhje kompromisi për të, ka thënë se angazhimi i tij është i orientuar në deligjitimimin e pavarësi së Kosovës.

Ai ka përkujtuar se Mali i Zi u nda nga Serbia në vitin 2006, ndërsa në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë dhe se këtë pavarësi në vitin 2008 e në vitin 2009 e njohën shumica e vendeve të botës.

-Advertisement-

„Në atë kohë në pushtet nuk ka qenë Vuçiq, por në pushtet kanë qenë ata që po kërkojnë referendume. Kanë qenë mu ata që na dërguan në greminë, atje prej nga përpiqemi dhe duam dhe ta nxjerrim Serbinë dhe të kemi guximin të pyesim për çdo gjë, sepse ata deri dje nuk jemi pyetur për asgjë. Jemi kthyer në dialog”, ka theksuar.

“A kam shkuar unë apo dikush tjetër te Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me idenë që të legjitimohet vendimi për pavarësinë e Kosovës? Unë po përpiqem, me të gjitha përpjekjet dhe mediet që këtë ta delegjitimoj”, ka sqaruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera