Vuçiq: Kam qenë për rishkrimin e kufijve, por jo më
Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 14 September 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se rishkrimin e kufijve me Kosovën dikur e ka parë si zgjedhje, por shtoi se këtë nuk e mendon më, pasi “rrethanat tani kanë ndryshuar”.
Vuçiq i bëri komentet në një seancë të Kuvendit të Serbisë, ku për të dytën ditë me radhë u diskutua për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
Duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve se cila është zgjidhja e tij për Kosovën, Vuçiq, tha se situata politike ka ndryshuar “jo vetëm me vullnetin tonë, por edhe me vullnetin e fuqive të mëdha”.
“Pozicioni nuk mund të jetë i njëjtë para dhe pas vitit 1999, as pas vitit 2008, as pas vitit 2010”, tha Vuçiq duke shtuar se “disa veprime e kanë vështirësuar pozitën e tij”.
“Nuk po fsheh asgjë, kam menduar se demarkacioni i kufirit është zgjidhje. E kam kuptuar se kjo është e pamundur, sepse të gjithë më jeni hedhur në kokë”, tha Vuçiq, pa ofruar më shumë detaje.
Ideja e ndryshimit të kufijve, si zgjidhje e mundshme për mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, është shpalosur në 2018 nga vetë presidentët e atëhershëm të këtyre dy vendeve, Vuçiq dhe Hashim Thaçi.
Megjithatë, kjo ide ka hasur në reagime për dhe kundër, si në Kosovë e Serbi, ashtu edhe në qarqet ndërkombëtare.
Kritikët kanë thënë se ajo do të mund të shkaktonte efekt domino edhe midis vendeve të tjera që kanë çështje të hapura.
Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Përkundër dhjetëra marrëveshjeve të arritura, zbatimi i shumë prej tyre ka ngecur.
Procesi i negociatave pritet të rezultojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Kosova këmbëngul që kjo marrëveshje të përfshijë njohje të ndërsjellë, por Serbia tash për tash refuzon, duke insistuar në një “zgjidhje kompromisi”.
Në seancën e së martës të Kuvendit të Serbisë, Vuçiq tha se “Serbia nuk do ta njohë, as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”.
Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, nëntë vjet pas përfundimit të luftës së iniciuar nga regjimi i atëhershëm serb./rel
Të tjera
-
Fillon protesta e shqiptarëve në Preshevë
Me moton “Për identitet dhe dinjitet” ka nisur protesta e shqiptarëve në Pres...
-
Nxënësja që u largua nga shkolla shkaku i shamisë kishte njoftuar drejtorinë që do të mbulohet, publikohet letra e saj
Nxënësja e klasës së 11 e cila u largua nga gjimnazi ‘Bedri Pejani’ në Pejë s...
-
Jashari – Qeverisë Kurti: Llafe të bukura për ngritjen ekonomike, po unë e kam një lutje
Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë duhet ngritur urgjentisht vlerën ...
-
I dyshuari për vrạsjen në Mitrovicë ende në arrati
Më 20 shtator të këtij viti, në Mitrovicë u vra një 45-vjeçar. I dyshuari ...
-
Tahiri: Jemi në sanksione nga BE-ja, ju them me keqardhje që ka pak optimizëm që do të hiqen këto masa
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Kryesia vendos, të enjten seanca e Kuvendit
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 26 shtator. Në ...
-
Dëshmitari: Nuk i kemi arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, as Hashim Thaçin s’e kemi parë atë ditë
Dëshmitari Demush Krasniqi tha se nuk është e vërtetë që se ata e kanë arrest...
-
Shqipëri: Theret me thikë një 42-vjeçar
Sot, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore një 42-vjeça...
-
Tahiri: Kërkuam seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri,...
-
Kusari-Lila: Kemi ende mbështetje nga opozita për marrëveshjet ndërkombëtare
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Haradinaj me disa premtime për ushtarët: Paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se një numër i madh i ushtarëve e ka...
-
“Janë gra muslimane nuk mund t’i përkrahësh ato”, aktivistja Monica Hauser rrëfen vështirësitë e 99-es në Kosovë për t’u ndihmuar grave të dhunuara
Ishte vetëm 34 vjeçare kur për herë të parë mori rrugën që të ndihmonte gratë...