Vuçiq: Kam pasur një bisedë të gjatë me Macronin për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 18 July 2024
Aleksandar Vuçiq tha se në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Londër është takuar me një sërë udhëheqësish të rangut të lartë, si dhe ka pasur një bisedë të gjatë me presidentin francez Macron për Kosovën.
Vuçiq tha sot se gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian ka pasur dhjetëra takime të gjata me liderët evropianë, si dhe se kohën më të gjatë e ka kaluar me presidentin francez Macron.
Vuçiq u tha gazetarëve në Londër se kishte një takim të rëndësishëm me Macron, ku u diskutua për të gjitha çështjet, nga gjeopolitika e deri te marrëdhëniet ekonomike dhe dypalëshe midis Serbisë, Francës dhe Kosovës.
“Ne presim Macron në Beograd në fund të gushtit, më së voni në fillim të shtatorit. Do të jetë një vizitë e madhe dhe e rëndësishme për ne”, tha Vuçiq.
Ai gjithashtu shtoi se i ka thënë edhe Macronit se ka një të metë sepse ata që nuk janë në BE nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë për NATO.
“Ideja ishte që ne që nuk jemi në BE të vinim dhe të thoshim atë që mendojmë, kishim vetëm një panel për këtë dhe gjithçka dukej si NATO plus një samit – një takim ku të gjithë thonë ‘Ukraina duhet të fitojë’. Është mirë, por ka vende të tjera, nuk patëm mundësi të flasim”, tha Vuçiq.
Tutje u shpreh se edhe me Volodymyr Zelenskin ka biseduar për çështje dypalëshe, si dhe për situatën gjeopolitike.
Të tjera
-
Pritje gati një orëshe për të dal nga Kosova
Pritjet po vijojnë deri në 40 minuta për të dalë nga Dheu i Bardhë. Kështu...
-
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër në shtator?
Në shtator do të ketë gjithashtu oferta të shumta dhe ligje të reja. Gjithçka...
-
Haki Abazi thotë se Kurti po “progreson” ndarjen e Kosovës: Përplasja me NATO-n agjendë e Serbisë dhe e Rusisë
Deputeti Haki Abazi ka komentuar veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në ...
-
Vdẹs në Prizren një ushtar i Ukrainës, policia nis hetimet
Një ushtar ukrainas është dërguar sot pa shenja jete në emergjencën e Prizren...
-
Jakup Krasniqi bëhet gjysh i një mbese
Ish zëdhënësi i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është bërë pë...
-
Deputeti Ardian Kastrati: Qytetarëve iu rrit paga për 6 euro e 80 cent, Kurti veç Gani Jakupit i ka dhënë 7 mijë e 500 euro në muaj
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për...
-
Ballkani Perëndimor: Njohja e diplomave ende sfidë
Universiteti i Beogradit është shpesh zgjedhje e preferuar për studentët nga ...
-
KFOR-i tregon arsyen e vendosjes së trupave shtesë mbi urën e Ibrit
Nga sot, mjetet shtesë që i përkasin Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të...
-
NATO reagon për operacionin e djeshëm në Veri: Jemi të zhgënjyer
NATO ka reaguar për veprimet e djeshme të Qeverisë së Kosovës në veri të vend...
-
Lista Serbe: I kërkuam QUINT-it që ura të mos hapet
Srpska pas takimeve në Prishtinë: QUINT na tha se nuk e ka mbështetur aksioni...
-
Shqiptarët në Serbi ndërmjet diskriminimit dhe luftës për integrim
Të paktën në sytë e përfaqësuesve politikë lokalë madje edhe në sytë e depute...
-
Bahri Fazliut i ngrihet pllakë përkujtimore në vendin ku ra heroikisht
Heroi Bahri Fazliu sot do të festonte ditëlindjen e tij të 53-të. Mirëpo, ...