Lajme

Vuçiq: Kam menduar që konfliktin e ka nisur NATO, por jo, e ka bërë Policia e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 02 June 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se përplasjen në veri e ka shkaktuar Policia e Kosovës dhe jo forcat e KFOR-it, siç është menduar fillimisht.

Ai ka paralajmëruar se nesër do ta vizitojë të lënduar nga përplasjet e serbëve me forcat e KFOR-it, Dragisha Galjko.

“Incizimet nuk e tregojnë momentin se kush e ka nisur konfliktin, por e ka nisur Policia e Kosovës, jo NATO-ja”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se mendonte se forcat e KFOR-it po tërhiqnin protestuesit, por ka thënë se e ka kuptuar që këtë gjë e ka bërë Policia e Kosovës.

-Advertisement-

“Kam menduar që NAT0-ja po tërhiqte serbët, por jo, Policia e Kosovës prapa NATO-s po tërhiqte serbët, provuan që ta kapin Igor Simiqin”, ka thënë ai në TV Prva.

Vuçiq ka fajësuar Policinë e Kosovës për plagosjen e Dragisha Galjko.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera