Lajme

Vuçiq: Jemi për kompromis, çështja e Kosovës të zgjidhet përgjithmonë

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 25 May 2018

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është e gatshme për kompromis me palën shqiptare, për gjetjen e një zgjidhjeje të çështjes aq të vështirë, e cila duhet zgjidhur një herë e përgjithmonë.

Aleksandar Vuçiq, kryetar i Serbisë, deklaroi se Serbia ka shumë për të punuar në drejtim të shtetit ligjor, në lirinë e shtypit, etj., dhe që debate për gjëra të tilla janë orientuara në drejtime të duhura dhe jam i bindur se do të ketë rezultate në të ardhmen, njoftojnë mediet serbe.

“Por për ne serbët mbetet një problem i madh, që është raporti në mes të Kosovës e Serbisë, jo për atë se dikush dikujt i ka premtuar, por se dikush është mjaftueshëm i përgjegjshëm të mendojë për të ardhmen e vendit dhe që çështjet e rënda të zgjidhen një herë e përgjithmonë”, deklaroi Vuçiq, në takimin që zhvilloi me David McCalister, Raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë, transmeton RTK.

-Advertisement-

Më tej, Vuçiq shtoi se  jemi të gatshëm për bisedime në çdo kohë me shqiptarët për të arritur kompromis, por që për këtë, të shpresojmë se do të plotësohen marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera