Vuçiq i trembur: Po përpiqen të na detyrojnë në një zgjidhje të pafavorshme për Serbinë

Autori: Gazeta inFokus
16:40 | 08 January 2023
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u paraqit si i tensionuar sot, pasi lexoi letrën e KFOR-it që përmbante refuzimin për kthimin e trupave policore dhe ushtarake serbe në Kosovë.
Pasi shprehu indinjatën me ndërkombëtarët, që sipas tij janë kundër serbëve, Vuçiq tha se pret presion të madh në vazhdim. Këtë paralajmërim, në fakt ai është mësuar ta bëjë vazhdimisht, për t’iu dukur më “hero” serbëve që i besojnë atij.
“Pres presion të madh… Pres më shumë presion për sanksionet kundër Federatës Ruse”, tha ai, raportojnë mediat serbe.
Problemin më të madh, Vuçiq duket se e ka me qëndrimin e Gjermanisë.
“Është e vështirë të zbusësh një njeri që e qorton çdo ditë dhe nuk ia jep të drejtat. Gjermania është një partner i rëndësishëm për ne dhe çdo fjalë e tyre është e rëndësishme për ne. Është e lehtë për mua ta shaj, por duhet të shqetësohuni për atë që thonë gjermanët. Nëse nuk do ta bëja, nuk do ta kishim Serbinë”, tha presidenti serb.
Nuk harroi ta përmendte as kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
“Kurti bën mirë që paraqitet si Zelensky, dhe mua si Putinin, por problemi për mua është se ai nuk mund të shpjegojë me të vërtetë se tokën e kujt e kemi pushtuar. Ne nuk jemi në tokën e askujt, por ata janë në tonat. Ne kemi tokën tonë”, tha ai.
Më pas, u kthye prapë te presioni që ai pret ta ketë për ta gjetur një zgjidhje kompromisi me Kosovën.
“Presionet janë normale, është e tyre ta bëjnë, e jona ta durojmë. Nuk arritëm dot një zgjidhje kompromisi dhe janë të gjithë duke u përpjekur të na detyrojnë në një zgjidhje të pafavorshme për Serbinë”, tha ai.
“Ne e dorëzuam Millosheviqin, çfarëdo që mendoj për të. Por pse duhej ta dorëzonim presidentin? A u bëmë pjesë e BE-së pas kësaj? Jo, pas kësaj vramë kryeministrin tonë dhe përsëri nuk jam i sigurt se ishte vetëm punë e duarve të brendshme. Epo thanë arrestoni Mlladiqin, Karaxhiqin, u kryen operacione sekrete… Çfarë morëm? Liberalizimi i vizave? Po tani, kur t’i vendosim sanksionet, do të jetë koha për marrëveshje me Kosovën”, tha Vuçiq.
Presidenti serb tha se “Amerika është e sinqertë në dëshirën e pavarësisë së plotë të Kosovës” por tha se me amerikanët “është e mundur të bisedohet”
“Ata përpiqen të kuptojnë qëndrimin tonë”, tha Vuçiq, duke shtuar se “kam pasur biseda të mira me Hillin (ambasadorin e SHBA-së në Beograd)”.
“Nuk po them se do të ndryshojë qëndrim, nuk do të ndryshojë, por dëgjon dhe dëgjon atë që themi ne, e njëjta gjë është edhe me Chollet dhe Escobar. A mund të çojë kjo në diçka për ne – shpresoj, por nuk jam vërtet i sigurt”, tha Vuçiq.

Të tjera
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...
-
Ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar për 27-vjeçarin që u “vr*a nga pakujdesia” dhe dhu*na policore
Me lot në sy, dhimbje në zemër dhe fotografinë e tij në duar, familjarë, miq ...
-
Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në ...
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...
-
Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë, BIK boton librin e imamit që i mbijetoi masa*krës
Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Kryesia e B...
-
Rasti i vde*kjes së 27-vjeçarit në Lipjan, nesër seanca për policët e dyshuar
Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka pranuar kërkesë për caktim ...
-
Reagon Presidentja Osmani për vde*kjen e 27-vjeçarit: Kërkohet transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një ...
-
Zja*rri rrezikon Termocentralin “Kosova A”
Në një pjesë të sipërfaqeve (seperimeve) tek Termocentralit “Kosova A” janë p...
-
Hekuran Murati e përdori Chat GPT për qëndrime politike, Cakolli: Mjerë Kosova
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi ministri në detyrë, Hekuran Murati, sot...
-
15 vatra zja*rri janë aktive në Kosovë
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (MPB) ka bërë të ditur se, të martën, n...