Lajme

Vuçiq i parehatshëm, e etiketon si “kriminal” operacionin e policisë në veri: S’pranojmë zgjidhje të njëanshme!

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 21 September 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është lajmëruar edhe njëherë përmes rrjeteve sociale duke folur për zhvillimet e fundit në veri.

Vuçiq ka thënë se sipas tij, Serbia do të insistojë në arritjen e paqes e sigurisë.

Ai veprimet policore të Kosovës i ka quajtur “të njëanshme dhe kriminale” duke thënë se në asnjë formë nuk do të pranohen.

-Advertisement-

“Serbia do të vazhdojë të insistojë në arritjen e paqes, stabilitetit të plotë dhe sigurisë, por sigurinë e plotë për serbët në Kosovë e Metohi.

Serbia është gjithëherë e gatshme për dialogun në Bruksel, por nuk do të pranojë zgjidhje të imponuara nga aksionet kriminale të njënashme”, ka shkruar ai në rrjetin social Instagram.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera