Lajme

Vuçiq i pakënaqur që QUINT e “dënoi vetëm me fjalë” mbylljen e komunave paralele: Jam i gatshëm të takohem me Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 10 September 2024

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka takuar sot emisarin e BE’së Miroslav Lajçak dhe ambasadorin amerikan Christopher Hill.

Siç njoftojnë mediat serbe temë e diskutimeve janë zhvillimet e fundit në Veri. Vuçiq thotë se atje ka ndodhur një “sulm brutal”.

“Në 72 orët e ardhshme do t’i drejtohemi publikut dhe do të flas për atë që kërkon Serbia për shkak të sulmit brutal ndaj serbëve në Kosovë dhe dhe çfarë nuk ka përmbushur bashkësia ndërkombëtare e çfarë Serbia po kërkon dhe çfarë do të bëjë. Do t’i paraqesim propozime të gjithanshme Kuvendit” tha ai.

-Advertisement-

Vuçiq thotë se “ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur në këtë çështje”, duke shtuar se “është plotësisht e qartë se Kurti dëshiron përndjekjen dhe shkatërrimin e popullit serb”.

“Kur njerëzit nuk mund të bëjnë më asgjë që mund të bëjë kushdo në botën moderne, falë vendimeve të paligjshme dhe kriminale të Kurtit, dhe vetëm fjalët e dënimit vijnë nga Evropa dhe QUINT’i, atëherë duart tuaja janë të lidhura, ose duhet të ndërmerrni veprime që do të rivendosin disa të drejta, që do të quheshin status quo ante, ose të thuash se nuk je në gjendje të mbroni popullin tuaj. Dhe ne nuk kemi të drejtë ta themi këtë të fundit – theksoi Vuçiq.

Ai tha se Serbia është gjithmonë për dialog dhe se edhe tani është e gatshme të bisedojë me Kurtin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera