Lajme

Vuçiq i jep ministrinë më të rëndësishme personit që ishte “trishtuar” nga FIT-i i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 22 October 2020
Tashmë edhe zyrtarisht mediat beogradase kanë bërë publike emrat e propozuar për qeverinë e re të Serbisë.Presidenti, Aleksandër Vuçiq, i cili ka fituar shumicën parlamentare, ka vendosur që ministër të Jashtëm ta emëroj Nikola Selakoviqin, në vend të Ivica Daçiqit. Ky i fundit u zgjedh sot në pozitën e kryetarit të Kuvendit.
Selakoviq, ish-ministër i Drejtësisë, do të drejtojë dikasterin më të rëndësishme dhe do të jetë kryediplomati i Serbisë.

Selakoviq njihet si njeri i afërt i Vuçiqit dhe Marko Gjuriqit. Madje, ai ishte i pranishëm edhe me 26 mars të 2018-ës, ditën kur Njësia Speciale e Kosovës (FIT) apo NJSI ndërhyri në veri të vendit.

SELAKOVIĆ:ĐURIĆ UHAPŠEN DA BI BILA PONIŽENA SRBIJA – Top Portal

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera