Lajme

Vuçiq i dëshpëruar me Amerikën për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 01 November 2019

Mathew Palmer, përfaqësues special i departamentit të shtetit në SHBA, për Ballkanin Perëndimor, gjatë kësaj dite po viziton Kosovën.

Këtu, Palmer, është takuar me krerët e shtetit, ku një nga temat kryesore, ishte marrëveshja me Serbinë.

Por, para Kosovës, Palmer ishte në Maqedoninë e Veriut, e pas saj, do të shkoj në Sebri, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

E i pari i kësaj të fundit, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me amerikanët e Kosovën, por edhe vizitën që Palmer do ta bëj në Serbi, ka thënë që e di edhe se çfarë do t’i kërkohet.

Sipas tij, Kosova është shtet i pavarur për Amerikën, andaj këtyre nuk iu intereson asgjë pos njohjes së Kosovës.

“Ky është qëndrimi i tyre, sido që të jetë administrata, janë pritshmëritë e tyre. Unë pres të njëjtën gjë nga Mattheë Palmer kur të vijë e të na thotë. Sidoqoftë, nuk e di se çfarë duhet të thotë BE-ja, tha Vuçiq./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera