Lajme

Vuçiq i ‘ankohet’ Ambasadorit amerikan për masën tregtare

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 16 November 2018

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott është takuar të premten me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas medieve serbe, Scott e Vuçiq kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, dialogun dhe bashkëpunimin ekonomik mes Beogradit e Prishtinës, transmeton Gazeta inFokus.

Vuçiq e ka njoftuar ambasadorin e SHBA-ve për masën prej 10% që ditë më parë Kosova i ka vënë produkte të shtetit serb.
“Presidenti Vuçiq e informoi Ambasadorin Skot se Prishtina duke vënë tatim për mallrat nga Serbia dhe Bosnja ka shkelur marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore”, shkruan tanjug, transmeton Gazeta inFokus

-Advertisement-

Ndryshe ditë më parë Republika e Kosovës ka vendosur masë tregtare për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala pati propozuar që masa tregtare të jetë prej 10% për disa produkte që prodhohen në këto dy shtete./Gazeta inFoksu/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera