Lajme

Vuçiq flet për “non-paper”: E papranueshme njohja e Kosovës nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 01 May 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për “non-paper” që ka qarkulluar në media lidhur me Kosovën dhe Serbinë.

Në atë dokument jozyrtar kërkohet që Serbia ta njohë Kosovën, Vuçiq ka deklaruar se kjo është e papranueshme për ata.

Kryeministri Kurti priti në takim ish-eurodeputetin gjerman, Knut Fleckenstein

-Advertisement-

“Serbia nuk mund dhe nuk duhet të pranojë njohjen e pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës”, ka thënë Vuçiq, para gazetarëve në fillimin e punimeve për ndërtimin e korridorit Fruska Gora.

Vuçiq e ka komentuar edhe deklaratën e Ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, ,Mario Banoziq, i cili ka thënë se do ta mbështetin Kosovën në fushën e mbrojtjes.

Ai ka pohuar se ushtria e Kosovës nuk është në nivelin e Kroacisë por se ata e kanë Bondsteel.

“Kroacia ka një ushtri shumë të fortë. Shqiptarët në Kosovë nuk janë në atë nivel, por ata kanë Bondsteel dhe ushtrinë Amerikane pas tyre. Lërini ata të bëjnë punën e tyre. Serbia është një shtet sovran dhe do të bëjë të vetën. Unë mund të them me krenari sot se ushtria serbe nuk është më e dobët se “Një ushtri në zonë, pa llogaritur ato rumune dhe hungareze. Ne po forcohemi me shpejtësi. Të gjithë të tjerët nuk janë më të fortë se Serbia”, ka thënë Vuçiq, shkruan Radio Televizioni i Serbisë, transmeton Klan Kosova

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera