Lajme

Vuçiq flet pas takimit me Macronin, le të hapur mundësinë për takim me Kurtin por s’është optimist

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 10 November 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka folur për mediat pas takimit që ka zhvilluar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Vucic ka thënë se ka shumë gjëra për të cilat ka diskutuar me Macronin, për të cilat s’mund të flasë  publikisht.

Kreu i shtetit serb e ka lënë të hapur mundësinë e një takimi me kryeministrin e Kosovës, megjithatë s’është shprehur optimist se diçka e tillë mund të ndodh, shkruan B92.

-Advertisement-

“I solla të gjitha dokumentet që vërtetojnë qëndrimet e Serbisë, i dorëzova, fola për seriozitetin e qasjes sonë, dëshirën për të stabilizuar situatën, por edhe për frustrimin e popullit tonë, fjala serbe do të thotë shumë më tepër se nënshkrimi i dikujt. Biseduam për perspektivën evropiane, të gjitha pyetjet rreth bashkëpunimit tonë”, tha Vuçiq.

Po ashtu Vuçiq shtoi se Macron e sheh si mik të sinqertë të vendit tonë, duke u shprehur se është i sigurt për këtë, se edhe Macron e respekton dhe e vlerëson jashtëzakonisht Serbinë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera