Lajme

Vuçiq fillon propagandën, media e afërt me të gënjen se Njësia Speciale ka filluar të pozicionohet në veri

Autori: Islam Morina 17:51 | 15 January 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nëpërmjet mediave të afërta të tij, ka filluar të propagandojë se gjoja tashmë në veri të Mitrovicës ka filluar pozicionimi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, me urdhër të kryeministrit Albin Kurti.

Poratli “Informer.rs”, i afërt me Vuçiqin, ka publikuar një foto ku shihet një veturë në një nga rrugët e veriut dhe për të cilën spekulon se është më pjesëtarë të Njësisë Speciale, por që në të vërtetë ajo foto nuk thotë gjë, përveçse shihet një veturë në rrugë, shkruan Gazeta Infokus.

“Pasi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Prishtinës u miratua njëzëri rezoluta e Albin Kurtit, me të cilën ndalohet votimi për ndryshimin e Kushtetutës në territorin e Kosovës, i është dhënë urdhër Policisë së Kosovës që të jetë në gatishmëri në bazën e “Belvedere” dhe të reagojë në rast të hapjes së qendrave të votimit”, propagandon mediumi serb.

-Advertisement-

Vuçiq me çdo kusht po synon të provokojë situata të paqena në Veri të Mitrovicës, me anë të të cilave po synon ta paraqesë gjendjen si agresion ndaj serbëve, anipse edhe sot Kuvendi i Kosovës e bëri të qartë se nuk është kundër askujt, e as kundër serbëve të Kosovës, por që nuk mund të lejojë cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, duke lejuar referendum të një shteti tjetër në territorin e saj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera