Lajme

Vuçiq falenderon Liberinë që tërhoqi njohjen për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 21 June 2018

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Liberisë, Gbezongar Milton Findley, të cilin ai e falënderoi për siç tha ai vendimin e vendit të tij për të anuluar njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

I pari i Serbisë gjatë takimit shprehu dëshirën që, pavarësisht distancës, Serbia dhe Liberia të krijojnë lidhje dhe bashkëpunim më të ngushtë në të gjitha fushat, njoftoi Shërbimi i Bashkëpunimit të Shërbimit Serb të Shtypit, transmeton Klan Kosova.

Raportimet në mediat serbe se Liberia e ka tërhequr njohjen e Kosovës të mërkurën i ka demantuar të mërkurën kryediplomati kosovar, Behgjet Pacoll.

-Advertisement-

“Sapo bisedova me Qeverinë e Liberisë dhe ata më konfirmuan se Liberia nuk ka lëvizuar nga qëndrimi i mëparshëm në lidhje me njohjen e shtetit tonë. Lajmet dhe njoftimet e shpërndara nga mediat serbe janë të rreme dhe pjesë e përpjekjes me lajme të rreme nga Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daqiq.

Ne, do t’i kundërshtojmë këto veprime”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera