Lajme

Vuçiq: Është turp që në Maqedoni janë dhënë bisedat e përgjuara

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 30 May 2017

Kryetari i sapozgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se, është e turpshme që në Maqedoni janë dhënë transkriptet e bisedave të përgjuara të kryetarit të partisë serbe, diplomatit të ambasadës serbe dhe gazetarit nga Beogradi. Sipas Vuçiq nuk është fajtore Maqedonia, por shërbimi i huaj perëndimor, raporton televizioni N1, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Në Serbi bisedat e përgjuara nuk janë publikuar në media gjatë viteve të kaluara, sidomos ato pas vitit 2012. Është e sigurt që ka, në kuadër të ligjit, por jo në media. Shtetet e përgjegjshme sillen në mënyrë të përgjegjshme”, ka thënë Vuçiq ndër të tjera. /Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera