Lajme

Vuçiq: E them edhe para Von Der Leyen, njohja e Kosovës s’është çështje për Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 31 October 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka pritur sot në Beograd shefen e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Vuçiq ka thënë se përgjatë takimit, Von Der Leyen ka thënë gjërat e njëjta që kanë thënë Macron, Scholz e Meloni në takimet e Brukselit.

Vuçiq pretendon se Serbia është e gatshme të përmbushë obligimet e saj, megjithatë ka thënë se për Serbinë është e qartë se çfarë s’mund të bëjë kundër kushtetutës së saj, shkruan KO.

“Ne ende nënkuptojmë gjithçka që thashë në Bruksel. Serbia është e përkushtuar për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ajo i di detyrimet e saj, do t’i përmbushë ato. Për Serbinë është e qartë se çfarë nuk mund të bëjë në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

-Advertisement-

Vuçiq ka thënë se “Serbia do të sillet me përgjegjësi për përmbushjen e obligimeve të saj duke pritur që të tjerët të përmbushin atë për të cilën u angazhuan 11 vjet më parë”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se për Serbinë pavarësia e Kosovës nuk është çështje dhe se nuk e ka problem ta thotë këtë para Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Për ne njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje, me krenari e them para Presidentes së Komisionit Evropian, ne i dimë obligimet tona nga dialogu, jemi të gatshëm t’i përmbushim, por duhet të theksoj një gjë që 11 vjet dhe para të gjitha marrëveshjeve, Prishtina e cila kishte vetëm një obligim – Asociacionin, nuk e bëri këtë”, ka deklaruar Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera