Lajme

Vuçiq e senatori Johnson flasin për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 30 August 2017

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar dje me senatorin amerikan Ron Johnson.

Me këtë rast, Vuçiq theksoi se gjatë takimit ata diskutuan hapur për të gjitha çështjet politike, duke përfshirë, ndër të tjera edhe Kosovën.

“Asgjë nuk fshehim. Një nga gjërat e rëndësishme është Kosova , dialogu i brendshëm që zhvillohet në Serbi, dialogu me përfaqësuesit e Prishtinës dhe se si dhe në çfarë mënyre të arsyeshme, të gjithë së bashku të kemi qasje  në zgjidhjen e problemeve të Ballkanit Perëndimor, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

“Këto diskutime nuk janë të lehta për  vendin tonë, le të vetëm në bisedimet me bashkësinë ndërkombëtare, pasi që shumica e vendeve kanë njohur pavarësinë e Kosovës “, tha Vuçiq, transmeton Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera