Lajme

Vuçiq e quan të rëndesishme marrveshjen e sotme mes Kosovës e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 14 February 2020

Në Munih të Gjermanisë është nënshkruar marrëveshja për rikthimin e trafikut hekurudhor midis Prishtinës dhe Beogradit në  prani të emisarit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ajo që është nënshkruar është domethënëse për shkak të lirisë së lëvizjes, lëvizjes së mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve. Jam i lumtur që shoh përparimin sot dhe e falënderoj shumë Trumpin dhe Grenellin në emër të Serbisë, sepse të gjithë ne mendojmë se do të kemi një të ardhme më të mirë se kjo dhe që do të sigurojmë paqe për dekadat e ardhshme, tha Vuçiq pas nënshkrimit të dokumentit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera