Lajme

Vuçiq e pëlqen zvarritjen për moskrijimin e qeverisë në Kosovë, i pengon angazhimi i amerikanëve

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 14 January 2020

Ka muaj që LDK e Vetëvendosje pavarësisht takimeve të shpeshta nuk po mund të krijojnë koalicionin e të bëjnë qeverinë.

E për këtë, duke qenë se tani Kosova nuk ka ndonjë qeveri funksionale, janë angazhuar edhe zyrtarët amerikan, që të ndihmojnë në krijimin e ekzekutivit, shkruan gazeta inFokus.

Veç kryediplomatit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, edhe William Walker, që po qëndron në Kosovë, vizitoi njëherë LDK-në e më pas edhe Vetëvendosjen.

-Advertisement-

Por, si duket angazhimi i amerikanëve për të pajtuar kosovarët nuk po i pëlqen edhe shefit të shtetit serb Aleksandar Vuçiq, shkruan gazeta inFokus.

Ky i fundit para mediave serbe i reagoi William Walker për takimet që ky i fundit i bëri me liderët kosovarë.

Vuçiq duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetërave tha “William nuk është punë e jotja”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera