Lajme

Vuçiq e falenderon Palmerin që tha se Kosova duhet ta formojë Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 07 July 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se i është mirënjohës emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe zyrtarëve të Ambasadës Amerikane për këmbënguljen e tyre në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Nuk jam i sigurt se dikush do të dëshirojë ta dëgjojë atë në Prishtinë. Ata nuk janë të interesuar për këtë”, tha Vuçiq.

I pyetur për të komentuar mbi faktin se rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë u miratua sot në Kuvendin e Kosovës, ai tha se e kishte paralajmëruar këtë.

-Advertisement-

“E vetmja gjë që më habit është se Podgorica ishte më e zellshme se Prishtina”, tha Vuçiq.

“Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t’i shmangim ato në disa parlamente falë marrëdhënieve miqësore dhe disa do të vazhdojnë me abuzimin politik të serbëve”, shtoi Vuçiq.

Ai nuk pranoi ta komentonte vizitën në Kosovë të gjeneralit amerikan, Wesley Clark, i cili i udhëhoqi bombardimet mbi Serbinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera