Lajme

Vuçiq: Dy policë të plagosur rëndë, 35 “banditë” të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 25 December 2023

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjatë protestës së mbrëmshme para Kuvendit të Qytetit të Beogradit, dy policë janë lënduar rëndë, ndërsa disa të tjerë janë lënduar lehtë dhe se janë arrestuar mbi 35 “banditë”.

“Arrestimi i banditëve dhe dhunuesve po vazhdon në tërë qytetin dhe ky aksion nuk do të ndalet. Identiteti i disa personave është duke u përcaktuar në këto momente dhe të gjithë personat do të arrestohen gjatë natës dhe në mëngjes”, ka thënë Vuçiq për TV Pink pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ai ka thënë se dy policë janë lënduar rëndë, ndërsa disa janë lënduar lehtë.

-Advertisement-

“Një herë gjakderdhja mezi u ndal. Kemi lëndime më të lehta ose ende me shkallë të paqartë. Ata u gjuajtën me kube betoni me të cilët bukvalisht mund të vritet njeriu”, ka thënë Vuçiqi.

Sipas tij, mbrëmë është tentuar që të “me forcë të kapen institucionet shtetërore”, dhe ka prova se gjithçka “ishte e përgatitur”.

“Ne kemi prova të forta për këtë dhe nuk do të heqim dorë prej tyre. Shteti do të reagojë dhe jam i bindur se prokuroria dhe organet kompetente do të reagojnë pikërisht në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë. Askush nuk ka të drejtë të na shkatërrojë shtëpinë, të shkatërrojë pronën e vendit dhe tč qytetarëve tanë, e aq më pak të shkaktojë lëndime të rënda fizike tek policët tanë”, ka thënë Vuçiqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera