Lajme

Vuçiq: Duhet përqendrim në dialogun Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 23 May 2022

“Të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, që lehtësohet nga Bashkimi Europian”. Për këtë deklaratë u pajtuan presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe ambasadori amerikan në vendin e tij, Christopher Hill.

“Bisedimet janë e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjet e hapura, si dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme”, shkruhet në njoftimin e presidencës serbe.

Ndërsa ambasadori Hill theksoi se SHBA do të vazhdojë angazhimin me partnerët europianë për të sjellë rezultate konkrete në dialogun Kosovë-Serbi.

-Advertisement-

Gjithashtu shprehu mbështetje për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në BE. Ndërkohë, në një tjetër event, presidenti Vuçiq foli për një bisedë që pritet të zhvillojë për pak ditë me homologun rus, Vladimir Putin.

“Për mua temat e takimit janë sasia e gazit, çmimi i gazit dhe siguria e furnizimit me gaz”, theksoi Vuçiq, duke u bërë thirrje qytetarëve të kursejnë energji.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera