Lajme

Vuçiq: Duam mbrojtje, do investojmë në ushtrinë e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 08 May 2017

Kryeministri i Serbisë njëherësh edhe presidenti i zgjedhur Aleksandër Vuçiç, ka thënë gjatë ditës së sotme se vendi i tij do të investojë më shumë në modernizimin dhe forcimin e ushtrisë serbe.

Por, i pyetur për asryen se pse e ka marrë një vendim të tillë, Vuçiç ka thënë se ky investim ka ardhur vetëm për t’u mbrojtur dhe se nuk ka asnjë arsye tjetër përveç kësaj.

Ky vendim i Vuçiçit ka ardhur në sajë të ceremonisë së Ditës së Ushtrisë së Serbisë, Ditës së Fitores dhe Ditës së Evropës, që do të mbahet nesër në Nikinci, shkruan “Tanjug”, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Kujtojmë se Rusia ka vazhduar t’i dhurojë armë dhe tanke Serbisë në bazë të një marrëveshjeje në të cilën ka marrë pjesë edhe presidenti Tomislav Nikoliç, të nënshkruar pak muaj më parë në prezencë të presidentit rus, Vladimir Putin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera