Vuçiq: Donika Gërvalla sapo dërgoi aplikimin e Kosovës në KE, do të tregojmë se mund të luftojmë

Autori: Gazeta inFokus
11:45 | 12 May 2022
Pas darkës që kishte organizuar mbrëmë në Bruksel shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, e ku kishte marrë pjesë edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, doli informata se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Një informacion të tillë e kishte bërë publik në një konferencë për media, presidenti i Serbisë, Alksander Vucic.
Ndërkohë sot kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq, gjatë një ngjarjeje diku në Serbi, ka folur për mediat, pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të nis procedurat për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Vuçiq ka thënë se para pak minutash kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla edhe zyrtarisht ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe sipas tij një vendim i tillë është “shkelje e Marrëveshjes së Washingtonit”.
“Dua t’iu informoj se para pesë minutave Gërvalla ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.Kështu Prishtina tregoi se ka shkelur brutalisht marrëveshjen e Wasingtonit, pasi ka shkelur për dhjetë vjet marrëveshjen e Brukselit si dhe Rezolutën 1244”, ka thënë Vuçiq, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Shefi i shtetit serb thotë se do të bëjnë gjithçka për t’iu kundërpërgjigjur veprimeve të Kosovës, megjithatë thekson se pas këtyre veprimeve qëndrojnë shtetet kryesore të Perëndimit.
“Ne do të bëjmë çmos që të tregojmë se mund të luftojmë, ta mbrojmë vendin tonë. Mentorët e Prishtinës janë shumë më të fortë, kjo lojë udhëhiqet nga vendet kryesore perëndimore, dhe ne jemi një vend i vogël që ruan sovranitetin e tij dhe të drejtën për të vendosur”, ka thënë Vucic.
Presidenti serb ka thënë se “s’ka tërheqje as dorëzim para shantazhit sepse pala e kundërt do të bëjë gjithçka që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës”
Derisa ka folur edhe për synimin e Kosovës për anëtarësim në Partneritetin për Paqe të NATO-së duke thënë se Kosova ka marrë përkrahjen e fortë të SHBA-së.
Në fund Vuçiq ka pyetur se pse SHBA-të e kanë ftuar Serbinë në Washington meqë sipas tij në rastin e parë e shkelën Marrëveshjen e Washingtonit dhe se është e qartë që duan që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Të tjera
-
Blerjet politike dhe etnike të shtëpive në veri të Mitrovicës
Shqiptarët e Lagjes së boshnjakëve në veri të Mitrovicës janë duke i shitur m...
-
Ja çfarë moti do të mbretërojë në pesë ditët e ardhshme
Në Kosovë gjatë pesë ditëve të javës që vjen do të mbajë mot kryesisht i ndry...
-
Kurti iu uron mirë se ardhje në Kosovë dy gazetarëve ukrainas
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, iu ka uruar mirë se ardhjen në Kosovë dy ...
-
Marrëveshja PS-PD për presidentin dështoi, raundi i dytë i votimit drejt skadencës
Raundi i dytë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës në presidencën e Shqipër...
-
Çitaku: E paprecedentë që një kryeministër t’ia japë vetes luksin të qëndrojë kaq gjatë në ShBA
Që nga 6 maji ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo produktivite...
-
Arrijnë edhe dy gazetarë ukrainas në Kosovë
Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, njofton për ardhjen në Kosovë...
-
Kurti në Boston flet për bashkëpunimin me Demaçin, burgun e VV-në
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një ligjeratë të mbajtur në Univer...
-
Vulin: Rusia nuk na bombardoi, as s’na kërkoi njohjen e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka komentuar thir...
-
Vulin: Alarmet për bomba si korona, duhet të mësohemi me to
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se raportime...
-
Pas urdhrit të talibanëve, gazetaret afgane shfaqen me mbulesë në fytyrë
Prezantueset afgane dhe gazetaret tjera janë shfaqur të dielën në televizioni...
-
Mbi 960 amerikanëve u ndalohet hyrja në Rusi
Rusia ka publikuar një listë prej 963 zyrtarëve qeveritarë dhe udhëheqëve ame...
-
Ky është numri i të vaksinuarve për 24 orë
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit, ku ka njoftuar se pë...