Lajme

Vuçiq: Do të kemi presione të mëdha lidhur me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 24 July 2021

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se pret presione të mëdha për çështjen e Kosovës.

Vuçiq, duke folur në televizionin serb “Pink” ka pranuar se duhet ta thotë një lajm të keq.

“Lajmi i keq është se ne do të jemi të ekspozuar ndaj presioneve gjithnjë më të mëdha për çështjen e Kosovës dhe çështjen e Bosnjë dhe Hercegovinës”, tha Vuçiq.

-Advertisement-

Ai ka thënë se dëshiron të tregojë se sa ka përparuar Serbia në krahasim me të gjithë të tjerët në rajon.

“Kjo është arsyeja pse të gjithë duan të frenojnë Serbinë”, tha ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë zhvilluar të hënën (19 korrik) takimin e tyre të dytë në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ky takim ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje mes palëve, madje me kontradikta shumta mes tyre.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur në mars të vitit 2011, fillimisht në nivel teknik. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera