Lajme

Vuçiq: Do ta ndihmojmë popullin tonë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 26 June 2019

“Serbët e Kosovës do t’i ndihmojë shteti, ndërsa prej bashkësisë ndërkombëtare nuk presim asgjë me rastin e vështirësimit të furnizimit të popullit tonë në Kosovë, sepse për ta gjithmonë dhe në çdo situatë ne jemi fajtorë, vetëm se nuk duam ta njohim pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Vuçiq.

“Prandaj duhet të mbështetemi në forcat tona dhe shteti do të sheh se si do ta ndihmojë popullin e vet në Kosovë në këtë situatë të vështirë”, ka shtuar ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjithashtu ka theksuar se “ky është problem serioz dhe se me këtë do të merret shteti dhe do të sheh se si mund ta ndihmojë popullin e vet në një situatë jashtëzakonisht të rëndë dhe të ndërlikuar”.

-Advertisement-

“Do të shohim se sa dhe në cilën mënyrë mund t’i ndihmojmë serbët dhe në këtë do të punojmë edhe më tutje”, ka përfunduar Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera