Lajme

Vuçiq dhe Palmer bisedë telefonike, flasin për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 16 September 2019

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Gjatë kësaj bisede, Vuçiq i ka thënë zyrtarit amerikan se Serbia do të angazhohet për një kompromis të vërtetë dhe të qëndrueshëm në raport me Kosovën.

Siç njofton B92, , Vuçiqi ka përsëritur se do të vazhdojë të angazhohet për arritjen e një kompromisi të vërtetë e të qëndrueshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke mbështetur interesat e serbëve të atjeshëm, sikurse edhe për ruajtjen e interesave shtetërore e nacionale të Serbisë.

-Advertisement-

Sipas mediave serbe, bashkëbiseduesit janë pajtuar që të zhvillojnë një takim gjatë 10 ditëve të ardhshme.

Vuçiq dhe Palmer diskutuan edhe për gjendjen e përgjithshme në rajon dhe janë pajtuar, se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është e një rëndësie thelbësore për përparimin politik dhe ekonomik të rajonit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera