Lajme

Vuçiq dhe Erdogan bisedojnë për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 17 October 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, ku kanë diskutuar rreth çështjes së Kosovës.

Erdogan ka pranuar se mbështet çfarëdo marrëveshje që arrijnë shqiptarët dhe serbët në dialogun për Kosovën, ka njoftuar kabineti i presidentit serb Vuçiq.

Presidenti turk ka deklaruar se shpreson që Vuçiq do të jetë mysafir i tij në ditën kur bëhet hapja e aeroportit të tretë të Stambollit.

-Advertisement-

Vuçiq dhe Erdogan janë pajtuar që atëherë “do të nënshkruhen marrëveshjet e para për ndërtimin e rrugëve të reja në Serbi, në veçanti aksin Novi Pazar-Tutin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera