Lajme

Vuçiq del me qëndrim për ‘referendumet’ e mbajtura në rajonet e Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 28 September 2022

Serbia nuk do t’i njohë rezultatet e ‘referendumeve; të mbajtura në katër rajone të Ukrainës që janë pushtuar nga forcat ruse, ka thënë të mërkurën presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Reuters.

Ai tha se këto ‘referendume’ nuk do të njihen pavarësisht lidhjeve të ngushta që mban Beogradi me Moskën.

“Serbia nuk do t’i njohë ato (referendumet), pasi i përmbahet ligjit ndërkombëtar, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe rezolutat e OKB-së”, ka thënë Vuçiqi para gazetarëve.

-Advertisement-

Një qëndrim i tillë i Vuçiq vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes Serbi-Rusi për koordnimin e politikës së jashtme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera