Vuçiq: Bisedimet me Kosovën rifillojnë brenda ditësh
Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 05 June 2021
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, tha të premten se negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën do të rifillojnë brenda ditësh.
Ai nuk e saktësoi datën e rifillimit të bisedimeve, por tha: “Po flasim për ditë, jo javë”, duke shtuar se Serbia është gjithamonë e gatshme të bisedojë dhe se vendi i tij nuk dëshiron një konflikt të ngrirë, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.
Presidenti serb foli pas vizitës së Palmerit dhe Lajçakut në Beograd, të cilët e nxitën Beogradin për t’i rifilluar bisedimet. Qeveria serbe ka deklaruar se procesi i normalizimit me Kosovën është një ndër prioritetet e saj.
Para vizitës në Serbi, Palmeri dhe Lajçaku ishin edhe në Kosovë. Uashingtoni dhe Brukseli kanë thënë se normalizimi i raporteve është thelbësor për integrimin e mëtejmë të Kosovës dhe Serbisë në institucionet euro-atlantike.
Qeveria e Kosovës ka thënë fillimisht se dialogu me Serbinë nuk është në mesin e prioriteteve të para. Megjithatë, duket se presioni ndërkombëtar e ka bërë të veten dhe tashmë rinisja e negociatave duket e pashmangshme.
Të tjera
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...