Lajme

Vuçiq bëhet kumbarë i një fëmije në Kosovë, shfrenohet në mesazhe nacionaliste serbe

Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 25 October 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është bërë kumbara i një fëmije të lindur në një familje serbe në Kosovë, ndërsa njoftimi i tij ishte i mbushur me mesazhe nacionaliste serbe.

Vuçiq e ka bërë këtë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram, duke thënë se “Lazarët lindin sërish në Kosovë e Metohi”, duke iu referuar mitit serb të Car Lazarit, i vrarë në Betejën e Kosovës, mit ky që u bë shtysë e fuqishme në gjenocidin dhe masakrat serbe në rajon tash e disa shekuj, shkruan Paparaci.com.

Për më tutje, Vuçiq u shpreh i nderuar të jetë kumbari i Lazarit të vogël, të cilin e ka quajtur “hero”, dhe i ka kërkuar një buzëqeshje.

-Advertisement-

“Llazarët lindin sërish në Kosovë e Metohi. Llazari është një fëmijë i shëndoshë, foshnja e njëmijë e lindur në Pasjan dhe jam shumë i nderuar që jam kumbari i tij. Heroi nuk qan fare. Hajde, Llazar, na jep një buzëqeshje!” ka shkruar Vuçiq.

Për këtë çështje, krenarë e të gëzuar janë shprehur familja e Llazarit. Familja Jankoviq kanë thënë se nuk e besonin se Vuçiq do të ishte kumbari i tyre, por për këtë janë gëzuar edhe njerëzit në Kosovë.

“Faleminderit presidentit që ishte kumbari i djalit tonë dhe që do ta pagëzojë edhe atë. Jemi shumë krenarë dhe ishte një nder i madh për ne. Nuk e besuam se ishte e vërtetë dhe kur e kuptuar se çfarë po ndodhte, u gëzuam shumë. Edhe në Kosovë deh Metohi janë të lumtur për këtë.”, thanë familja e tij. /Paparaci.com/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera