Lajme

Vuçiq: 8 qershori do të jetë ditë e rëndë për Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 05 June 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se 8 qershori do të jetë një ditë e rëndë për Serbinë, meqë do të ballafaqohet me një situatë të vështirë, atë të dhënies së verdiktit final për kriminelin e luftës, Ratko Mlladiq, shkruan Danas.

Vuçiq ka treguar se seanca ku do të jepet verdikti final për gjeneralin e Ushtrisë së Republika Srpskas, Ratko Mlladiq, do të mbahet në orën 15:00, në një organizim ku do të marrin pjesë edhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ish-prokurori serb, Vladimir Vukçeviq ka thënë se pret që Ratko Mlladiqi t’i konfirmohet dënimi me burg të përjetshëm.

-Advertisement-

“Pres që t’i konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm”, ka potencuar Vukçeviq.

Mlladiq është kriminel lufte i dënuar dhe një kolonel-gjeneral serb boshnjak që udhëhoqi Ushtrinë e Republikës Srpska (VRS) gjatë luftës në Bosnje. Në vitin 2017, ai u shpall fajtor për kryerje të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit, dhe genocid nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY)./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera