Lajme

Vuçiç udhëton të dielën në Bruksel, i gatshëm që bisedimet të fillojnë në maj

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 23 April 2021

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, të dielën do të udhëtoj në Bruksel.

Ai ka thënë se do të flas me zyrtarë e Bashkimit Evropian dhe se shpreson që dialogu me Prishtinën të vazhdonte në maj, shkruan Kurir, transmeton Indeksonline.

Vuçiq, ka thënë se disa takime do t’i zhvilloj të dielën, ndërsa të hënën ai do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

-Advertisement-

Ai ka bërë të ditur se në Bruksel do të këtë pritje speciale dhe një takim të gjatë me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrellsi dhe një takim me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Layen.

Ai do të flasë gjithashtu me të Dërguarin Special për Dialog Miroslav Lajcak, Komisionerin Evropian për Zgjerimin, Oliver Varheji si dhe përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe institucione të tjera nga Brukseli.

“Do të jenë ditë të vështira për ne, por besoj se është e rëndësishme për Serbinë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq gjithashtu tha se ai priste vazhdimin e dialogut me Prishtinën në Bruksel në maj, e pas kësaj, shton se pret, gjithashtu në Bruksel, një takim të të gjithë Ballkanit Perëndimor.

“Ne do të shkojmë në Bruksel shumë herë në tre-katër javët e ardhshme,” tha Vuçiç.

Ai tha se, natyrisht, nuk do të jetë e thjeshtë dhe e lehtë për të gjitha çështjet, veçanërisht në dialog.

“Është e rëndësishme të tregojmë vendosmëri, ne luftojmë për një zgjidhje, të mos hyjmë në dialog për të përmbushur kushtet zyrtare, por jo t’u lëmë probleme fëmijëve tanë” theksoi Vuçiq.

Vuçiq ka njoftuar se në ditët në vijim do të ketë ngjarje të rëndësishme, hapjen e fabrikave të rëndësishme, pjesëve të autostradave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera