Lajme

Vucic udhëhoqi delegacionin e Beogradit në 223 takime Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 03 July 2017

Mediet serbe, sot, duke raportuar për takimin më të ri ndërmjet kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq, kanë numëruar takimet e të gjitha niveleve ndërmjet Kosovës e Serbisë gjatë kohës sa ishte në krye të Qeverisë serbe Vuçiq.

Sipas asaj që përcjell rts, Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, ka thënë se gjatë kësaj periudhe ka pasur gjithsej 223 takime.

Ai ka shtuar se gjatë këtyre tri-katër vjetëve është me rëndësi që nuk është vrarë asnjë serb dhe asnjë shqiptar.

-Advertisement-

Qëkur është bërë kryetar, Thaçi ka insistuar e ka këmbëngulur që bisedimet me Beogradin të zhvillohen në nivel presidentësh. E kur Hashim Thaçi ishte kryeministër e Atifete Jahjaga presidente e vendit, Thaçi ishte ai që i kishte udhëhequr këto bisedime.

Bashkëbisedues i tij atëherë ka qenë kryeministri i atëhershëm i Serbisë Ivica Daçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera