Lajme

Vuçiç si agjent i Putinit/ Sot në Tiranë do të kërkojë të hiqen sanksionet ndaj Rusisë, propagandë edhe kundër Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 28 February 2024

Pak më parë ka mbërritur në Tiranë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën dhe Evropën Juglindore, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Ende nuk dihet se si do të duket teksti i deklaratës në fund, por sipas medieve serbe, Vuçiç do të kërkojë që sanksionet kundër Rusisë, si dhe “ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit” të jenë hequr nga teksti.

Po ashtu, presidenti i Serbisë do të kërkojë që në tekst të mos shkruhet “vendi” por “Ballkani Perëndimor Gjashtë”, duke qenë se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.

-Advertisement-

Vuçiç tha se do të bisedojë me presidentin ukrainas, duke shtuar se temat do të jenë shumë të rëndësishme.

“Na pret një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme, nesër duhet të flasim për programin e rritjes dhe tregun unik evropian, sot do të bisedoj me presidentin Zelenski. Tema shumë të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta sa ju duket. Kemi disa propozime për deklaratën, por do ta shohim. Mund të them vetëm se do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dy vjet më parë.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera