Lajme

Vuçiç reagon ndaj ndërkombëtarëve: Nuk do e tolerojmë më “pushtimin” e huaj

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 24 April 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç reagoi ashpër ndaj komunitetit ndërkombëtar një ditë pas zgjedhjeve në veri të Kosovës të cilat u bojkotuan masivisht nga komuniteti serb në atë zonë.

Vuçiç e cilësoi një kryengritje politike paqësore bojkotimin e këtyre zgjedhjeve dhe i akuzoi zyrtarët perëndimorë që ndërmjetësojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si gënjeshtarë dhe mashtrues, duke shtuar se pakica serbe në Kosovë nuk do të tolerojë më “pushtimin” e huaj, transmeton a2news.

“Njerëzit tanë në Kosovë kanë treguar se në cilin vend duan të jetojnë”, tha Vuçiç i zemëruar me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për lejimin e Prishtinës që të mbajë zgjedhje në veri kur kur pritej bojkotimi nga serbët i kërkuar nga Beogradi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera