Lajme

Vuçiç për takimin me QUINT-in: Më mirë të mos them asgjë

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 14 June 2023

Vuçiç për takimin me QUINT-in: Më mirë të mos them asgjë

“Kam marrë vendimin që të mos them asnjë fjalë për takimin me përfaqësuesit e vendeve të QUNIT-it dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi. Mendoj se është më mirë për të gjithë”, – ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Presidenti i Serbisë, mëngjesin e së mërkurës, më 14 qershor, ka takuar përfaqësuesit e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të BE-së, shkruan REL.

-Advertisement-

Takimi ka ndodhur një ditë pasi Policia e Kosovës ka arrestuar Millun Millenkoviç-Lunet në veri të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Millenkoviç ishte një nga organizatorët e sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan dy javë më parë.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!

Të tjera