Lajme

Vuçiç ndërpret vizitën në Kazakistan … baba për herë të tretë!

Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 11 June 2017

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç përfundoi para kohe një vizitë në Kazakistan dhe u kthye sot në mëngjes në Beograd për të parë fëmijën e tij të tretë, një djalë, i cili u lind dje në mbrëmje.

Me mbërritjen e tij në aeroportin ”Nikola Tesla”, Vuçiç u pa i qeshur dhe i emocionuar dhe nuk bëri asnjë deklaratë.

Ai shkoi menjëherë te bashkëshortja, Tamara dhe te i biri, i cili u lind 15 ditë para datës së parashikuar nga mjekët.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për djalin e tretë, pas Danilos dhe vajzës Milica.

Ende nuk dihet emri që do t’i vënë atij.

Në Kazakistan, presidenti serb mori pjesë në përurimin e ”Expo 2017” për energjinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera