Sport

Vuçiç bisedon me Wengerin për kombëtaren e Serbisë, kjo është përgjigjja e francezit

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 02 December 2020

Mos kualifikimi në Kampionatin Evropian ‘EURO 2020’, ka bërë që Federata e Futbollit e Serbisë të mendoj largimin e trajnerit, Ljubisa Tumbakovic, shkruan Gazeta inFokus.

Madje tashmë zyrtarët e federatës serbe kanë filluar kontaktet e para për trajner të ri.

Kryetari i FFS-së, Slavisa Kokeza, përmes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka kontaktuar ish-trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, që ky i fundit ta merr drejtimin e kombëtares serbe.

-Advertisement-

Por, sipas mediave atje tekniku francez e ka refuzuar me të parën një mundësi të tillë dhe tashmë krerët e FSF-së kanë filluar të mendojnë për një trajner tjetër./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera