Vuçeviq kërcënon Kosovën: Rrugë në drejtim të gabuar dhe skenar katastrofik nëse hiqen barrikadat

Autori: Gazeta inFokus
12:27 | 22 December 2022
“Rrugë në drejtim të gabuar dhe skenar katastrofik”, e ka quajtur ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, nëse eventualisht Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vendos t’i heq barrikadat e vendosura nga serbët në pjesën veriore, raportoi televizioni publik i Vojvodinës
Vuçeviç vazhdoi me narracionin e kahershëm se “nuk do të ketë ‘rrufe’, ‘stuhi’ e as mars të 2004’ës” derisa shtoi se “kushdo që mendon kështu e ka gabim”.
“Nuk do të doja të shihja këtë skenar dhe shpresoj se askush nuk mendon të na kontrollojë se sa serioz dhe të vendosur jemi”, ka thënë ai.
Duke folur për refuzimin eventual të KFOR’it për refuzimin e kërkesës së Serbisë për të lejuar kthimin, siç pretendojnë ata, të rreth një mijë trupave ushtarake serbe në Kosovë, Vuçeviç tha se në atë rast KFOR’i do të duhet t’i jep Serbisë garanci shtesë që KFOR’i është i aftë të ruajë paqen për të gjithë qytetarët, shkruan Reporteri.net.
“Nëse më pyesni mua se cila është përshtypja ime kur flas me përfaqësues të lartë, në rend të parë me NATO’n e që de fakto është KFOR’i, ata nuk duan konflikte. Se çfarë bën politika dhe kush e inkurajon Kurtin për të gjitha këto, nuk mund të nxjerr përfundime. Mbase edhe di diçka për këtë, por jo mjaftueshëm që ta deklaroj”, ka thënë ministri serb i mbrojtjes.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë dhënë për gazetën britanike “The Guardian”, ka thënë se ekziston shqetësimi që heqja e barrikadave nga ana e autoriteteve të Kosovës mund të kishte pasoja edhe në jetën e njerëzve.
Një deklaratë e tillë e Kurtit u shtrembërua nga krerët e shtetit serb të cilët në çdo paraqitje mediatike të ditëve të fundit e kanë quajtur “thirrje e hapur për vrasje të serbëve”.

Të tjera
-
Zogaj: VV-ja, humbëse në respektin për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...