Lajme

Vuçeviq i shqetësuar për nënshkrimin e marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet Kosovës dhe Turqisë: Për çka po armatoset ushtria e Kosovës?

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 30 January 2024

Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha se Serbia është e shqetësuar për nënshkrimin e marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe se Serbia po monitoron me kujdes atë që po ndodh dhe se do të ketë një përgjigje adekuate.

“Jo vetëm politikisht, por ne do t’i përshtatim kapacitetet tona për të gjitha sfidat, rreziqet, madje edhe rreziqet për atdheun tonë, sepse shtrohet pyetja – për kë dhe për çfarë është e armatosur ushtria e Kosovës”, u tha Vuçeviq gazetarëve në kazermën e Beogradit në Topçider, pas ekspozimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake të Forcave të Armatosura Serbe (SAF).

Ai përsëriti se kjo është në kundërshtim me Marrëveshjen Ushtarako-Teknike dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe se paraqet “shkelje të drejtpërdrejtë të të gjitha normave të së drejtës ndërkombëtare”, duke shtuar se bashkëpunimi ndërmjet Turqisë dhe Kosovës “nuk është një gjë e re”.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se në Prishtinë po diskutohet për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke shtuar se situata “po ndërlikohet çdo ditë e më shumë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera